PSG - Leo Messi pede desculpas aos companheiros pela viagem não autorizada

Leo Messi i ka kërkuar falje shokëve të tij të skuadrës tek PSG, për udhëtimin e paautorizuar nga ana e klubit drejt Arabisë Saudite. Argjentinasi u pezullua për dy javë nga PSG për shkak të këtij udhëtimi, ndërkohë që shumë media kanë hedhur lajmin se Messi do të largohet nga Parisi në fund të sezonit dhe nuk do të ketë një rinovim kontrate. Superstari reagoi për herë të parë pas pezullimit nga ana e klubit, duke thënë:

“Më vjen keq për atë që bëra dhe po pres që klubi të marrë një vendim. Sinqerisht mendova se do ta kishim pushim ditën pas ndeshjes, ashtu si ka ndodhur dhe në javët e mëparshme. Kisha organizuar udhëtimin drejt Arabisë Saudite pasi e kisha anulluar një herë. Kësaj rradhe nuk mund ta anulloja.”

Trajneri i PSG, Christophe Galtier, u shpreh se nuk ka patur asnjë lidhje me vendimin për pezullimin e Leo Messi. Galtier gjithashtu dënoi protestat e tifozëve pranë shtëpive të lojtarëve. Francezi komentoi:

“Pezullimi i Leo është një tjetër faktor në performancat tona të dobëta si ekip, por nuk mund të fshihemi pas tij. Vendimi nuk ka të bëjë me mua, u informova për të nga të tjerët. Nuk ka qënë një periudhë e mirë… Përsa i përket protestave pranë shtëpive të lojtarëve duhet të jemi të kujdesshëm. Jeta private duhet të mbetet e tillë. E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin e fansave tanë. Mund të protestosh pranë zyrave të PSG apo pas një ndeshjeje në Parc des Princes, por nuk mund ta pranoj në shtëpinë e dikujt…”

PSG kryeson kampionatin francez me 5 pikë diferencë nga rivalët më të afërt, por përsëri nuk ia doli të triumfojë në Champions League, objektivi kryesor i klubit në vitet e fundit. Parizienët gjithashtu u eleminuan nga Kupa e Francës, një tjetër disfatë që ka lënë shije të hidhur tek fansat e klubit.

Deixe um comentário

O seu endereço de e-mail não será publicado. Os campos obrigatórios são marcados com *

Novas casas de apostas
Revisão do 32Red Casino & Sportsbetting
Revisão do 32Red Casino & Sportsbetting

150% BONUS até 150 EUR no primeiro depósito!

Unibet comentário
Unibet comentário

400% BONUS até 40 EUR no primeiro depósito de 10 EUR

Bahigo Sportsbook
Bahigo Sportsbook

100% BONUS até 400 EUR no primeiro depósito! Apenas para jogadores da Turquia e Suíça

ReloadBet
ReloadBet

100% BONUS até 100 EUR no primeiro depósito!

bet365

Você está registrado no 22BET, experimente os maiores coeficientes Online!

X